Jeta Statovci pjesë e panelit të diskutimit në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë

Alt text
Diskutim te Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. Mora pjesë në panel diskutimi të organizuar nga Oda Amerikane e Tregtisë në Kosovë. Temë diskutimi ishte “E ardhmja e punës”, ku diskutuam për zhvillimet e reja teknologjike dhe nderlidhjet me ekonominë dhe fuqin puntore.

Gjithashtu, aty i përmenda edhe disa nga masat e marra nga Qeveria për mbështetjen e fuqisë punëtore, ku vlen të përmendet platforma si “Superpuna”, e që i ndihmon bizneset në subvencionimin e pagave, mbështetjen për trajnimin e stafit, marketingun dhe brendimin e kompanive, si dhe subvencionet për punësimin e grave dhe bizneseve të grave. Në ketë diskutim u përmend dhe Fondi Sovran i Kosoves dhe nderlidhjet investuese me sektorin privat.
Shpërndaje në: