Partia Guxo dënon ashpër...

Alt text
Partia Guxo dënon ashpër sulmin terrorist në infrastrukturën kritike të Republikës së Kosovës.
Partia Guxo dënon sulmin kundër Republikës sonë, kundër aseteve kryesore strategjike të saj, kundér sigurisë, rendit e jetës normale e të qetë.
Republika e Kosovës nuk përulet nga asnjë sulm dhe nuk iu nënshtrohet bandave kriminale e terroriste.
Ky sulm tregon edhe një herë se sa është e rëndësishme prania e njësive speciale si dhe puna e aksionet e Policisë së Kosovës për konfiskimin e armëve nga grupet kriminale e terroriste për të siguruar rend, qetësi e normalitet.
Sulmi në drejtim të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të sulmeve të Serbisë është një marrëzi dhe çmenduri.


Partia GUXO!

Shpërndaje në: