Opera e Kosovës në Tiranë

Alt text
Çfarë emocioni, çfarë krenarie!

Opera jonë e parë, “Goca e Kaçanikut” e kompozitorit Rauf Dhomi, shkëlqeu në Tiranë.
Një mbrëmje e jashtëzakonshme artistike nga Opera e Kosovës, në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës dhe solistët e shkëlqyer, me regji të Nikolin Gurakuqit dhe nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani.
Mirënjohje e pafund për të gjithë ata që punuan me përkushtim për këtë inskenim madhështor. Faleminderit që e ngritët artin e Kosovës në një nivel tjetër!
Një tjetër shembull i shkëlqyer i pasurisë sonë kulturore dhe artistike. Kosova po dëshmon, një herë e më shumë, se talenti, përkushtimi dhe puna e palodhur mund të arrijnë nivele të jashtëzakonshme suksesi. Artistët tanë po ngjisin skenat ndërkombëtare me krenari, duke treguar botës fuqinë e shpirtit, artit dhe kulturës sonë. 
Për mua ishte një përjetim i jashtëzakonshëm. Në sallën ku kam bërë hapat e parë në skenë, ku fëmijëria ime u takua me artin, ndjeva emocione të papërshkrueshme.


Donika Gërvalla



Shpërndaje në: