Kur mali nuk subvencionohet për grurë...

Alt text
Nga fjala e Ministrit Faton Peci në seancën e Kuvendit të Kosovës: 
8.1 milionë euro ka rënë importi i grurit në vlerë për 9 muaj të këtij viti krahasuar me vitin paraprak si rezultat i përkrahjes qeveritare!
Për vitin 2024, kemi rënie të dukshme në importin e grurit krahasuar me vitin e kaluar. 
Në vitin 2023, importuam 99.6 milionë kg grurë me një vlerë prej 22.5 milionë €;
Në vitin 2024, ky tregues ra në 72 milionë kg, me një vlerë prej 14.4 milionë €;
Diferenca në sasi është 28 milionë kg më pak krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa në vlerë është 8.1 milionë € më pak.
Ky është rezultati i mbështetjes qeveritare, vetëm për një produkt, grurin në këtë rast duke shënuar zvogëlim të konsiderueshëm të importit si në sasi, ashtu edhe në vlerë, një shenjë e një tregu që po krijon mundësi për përmirësim të balancit tregëtar dhe mbështetje për prodhimin vendor, ndërsa eksporti i prodhimeve bujqësore, ka shënuar rritje.


Partia GUXO!

Shpërndaje në: