Ministri Faton Peci bashkë me inspektorët e AZHB-së vazhdojne inspetimet...

Alt text
100% kontrolla në teren për kulturat bujqësore dhe aplikuesit në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2023! Në vitin rekord të të mbjellave që nga paslufta, vendosim dhe një rekord tjetër; atë të kontrollës në teren deri 100%! Sot, pashë nga afër ecurinë e inspektimeve, bashkë me inspektorët e AZHB-së në komunën e Ferizajt. Kemi dëshmuar se përmes qeverisjes sonë, cak kemi vetëm bujkun që ia bën mundin tokës së tij. Përmes punës sonë, vazhdojmë çdo ditë me synimin e vetëm; për zhvillimin e sektorit të bujqësisë. E bëmë më të lehtë aplikimin për subvencione duke i thjeshtësuar në tërësi procedurat! 

Vendosëm meritokracinë, parim ky i cili është udhëzues i përditshëm në rrugën për avancim të sektorit. Rritëm përkrahjen për të gjitha kulturat bujqësore, blegtorale e pemëtare! Objektivat që i vendosëm në fillim të mandatit; i tejkaluam në gjysmë të tij e kështu po hapim rrugë të reja drejt sigurimit të mirëqënies së fermerëve! Afër prodhuesve vendorë!
Shpërndaje në: