Bashkëkryetarja Donika Gërvalla me Kryeministrin e Kanadasë, z. Justin Trudeau në Konferencën për Ukrainën

Alt text
Në Montreal të Kanadasë në pritjen e organizuar për delegacionet pjesëmarrëse në Konferencën Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën, organizuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly, në bashkëpunim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide, dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrii Sybiha. Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë konferencë dëshmon përkushtimin tonë në mbështetjen e një paqeje të qëndrueshme, solidaritetin e Kosovës me popullin ukrainas, mbështetjen përmes programeve që po implementojmë si dhe përkushtimin për paqe, siguri dhe stabilitet.


Partia GUXO!

Shpërndaje në: