Partia Guxo edhe në Suharekë, Kryetari Faton Peci: Guxo është simbol i luftimit të krimit dhe korrupsionit
Me entuziazëm të madh dhe mbështetje të fortë nga qytetarët, me pjesëmarrjen e kryetarit të Partisë Guxo, Faton Peci, Nënkryetares, Jeta Statovci, anëtarëve të Kryesisë Blerim Gashani, Gresa Bytyqi-Kelmendi dhe Lendrit Iljazi – Kryetar i Forumit Rinor dhe qindra anëtarëve, sot në Suharekë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Partisë Guxo si një hap i radhës për zgjerimin e strukturave dhe fuqizimin e Partisë GUXO në nivel lokal.
Kryetari i Partisë GUXO, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, e cilësoi këtë kuvend si rezultat dhe dëshmi e përkushtimit të partisë për të luftuar korrupsionin dhe për t’i shërbyer vendit me zero tolerancë ndaj abuzimeve. “Me këtë përkushtim, garantuam që Kosova të mos përballet me ndarje apo humbje të sovranitetit, dhe këtë do ta mbrojmë gjithmonë,” deklaroi Kryetari Peci, duke theksuar mbështetjen e vendosur që Partia GUXO i jep Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Kjo mbledhje e guximtarëve nuk është thjesht një tubim politik, është garancia që Partia GUXO do të udhëheqë me integritet dhe përkushtim për të arritur mbështetje mbi 50% në çdo hap të saj qeveritar.
Nënkryetarja e partisë, Deputetja e Kuvendit të Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, u shpreh se ajo që ishte fituar me lufte rrezikohej të humbej në tavolinë si pasojë e keqqeverisjes ku qytetarët dhe në veçanti të rinjtë në mënyrë masive ikën nga Kosova per te gjetur një fije shprese. “Falë kësaj qeverisje sot flasim për Kosovën qe e ka demokracinë me te konsoliduar, sovranitet të plotë dhe sigur”, tha Nënkryetarja Statovci.
Kryetari i sapo zgjedhur i degës së Partisë GUXO në Suharekë, Astrit Sahitaj, e quajti këtë kuvend një moment historik për Suharekën dhe një kapitull të ri për qytetarët e saj, të cilët tani kanë një zë të fuqishëm dhe përfaqësim të denjë. “Sot, Suhareka nis një rrugëtim të ri drejt ndryshimit të madh, ku secili qytetar do të shërbehet me dinjitet dhe drejtësi,” theksoi Sahitaj.
Partia GUXO!