Donika Gërvalla në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës

Alt text
Në Këshillin e Evropës, në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, z. Alain Berset theksova se Republika e Kosovës ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe presim  me padurim të ecim përpara drejt anëtarësimit të plotë dhe qytetarët tanë të përfitojnë nga mekanizmat mbrojtës të Këshillit të Evropës. Si një shtet me përparim të jashtëzakonshëm në sundim të ligjit, demokratizim dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut, të konfirmuara edhe nga raportet më kredibile ndërkombëtare, Kosova është gati të përfitojë nga mekanizmat mbrojtës të kësaj organizate dhe të kontribuojë në forcimin e vlerave të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në nivel evropian.

Donika Gërvalla

Shpërndaje në: