Deklaratë e Partisë GUXO

Alt text
Partia Guxo përshëndet vendimin e sotshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës që niveli i ri i pagës minimale të jetë 2 euro për orë pune të rregullt, apo 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë. Po ashtu, sipas vendimit, paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi. Kjo është rritja e dytë e pagës minimale brenda mandatit qeverisës Vetëvendosje-Guxo. Kur mori detyrën në vitin 2021, koalicioni qeveritar i përbërë nga Vetëvendosje dhe Guxo e gjeti pagën minimale prej 130/170 euro në muaj. Menjëherë në vitin 2022, e ngriti në 264 euro në muaj dhe që nga sot, ajo do të jetë 350 euro në muaj. 
Vazhdojmë e nuk ndalemi me punë të mira për qytetarët e Republikës së Kosovës!


Partia GUXO!

Shpërndaje në: