Blerim Gashani

Zëdhënës i Partis GUXO, anëtar i kryesisë dhe ministër i Sportit dhe Rinisë.

  • Emri
    Blerim Gashani
  • Pozita
    Zëdhënës i Partis GUXO, anëtar i kryesisë dhe ministër i Sportit dhe Rinisë.

Blerim Gashani u lind më 25 dhjetor 1974 në fshatin Tërstenik, komuna e Drenas. Shkollimin fillor e kreu në fshatin e tij, ndërsa atë të mesëm në Drenas. Fillimisht studioi Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Universiteti i Prishtinës, ndërsa studimet themelore për Komunikim Masiv dhe Gazetari i përfundoi në Universiteti AAB, ku është duke përfunduar edhe studimet master.

Midis datës 9 dhjetor 1994 dhe 27 shkurt 2000, ai punoi si mësimdhënës në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Tërstenik, komuna e Drenasit. Nga data 28.02.2000 deri më 16.12.2008, punoi në UNMIK, ndërsa nga 23 dhjetori 2008 deri më 31 korrik 2014 ishte pjesë e EULEX.

Nga 1 gushti 2014 deri më 15 prill 2021, punoi për NI-CO, e cila implementoi projekte të shumta në Republikën e Kosovës, kryesisht në fushën e sigurisë dhe drejtësisë. Më 16 prill 2021 u emërua zëvendësministër i Ministria e Punëve të Brendshme, ku, përveç detyrave të tjera, shërbeu edhe si koordinator kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, anti-trafikim, armët e vogla dhe të lehta, si dhe migrimin.

Blerim Gashani ka botuar recensione dhe ka përvojë si redaktor, korrektor dhe lektor i gjuhës standarde shqipe në botime akademike dhe publicistike. Përveç qindra artikujve gazetareskë të botuar në mediat e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut, ai ka botuar edhe dy libra: Vjeshtë e ngrime, në bashkautorësi, dhe Kronikë e rrënimit të Kosovës.

Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.