Rabije Haklaj - Kryetare e Partia GUXO! Deçan. E lindur në Isniq, komuna e Deçanit me profesion: Politologe. Rabije Haklaj, ka studiuar Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Universitetin e Prishtinës, duke u cilësuar si studente e dalluar e Departamentit të Shkencave Politike. Pas përfundimit të studimeve Bachelor në UP, Rabija ka vazhduar me studimet postdiplomike - Master në Institutin e Shkencave Politike në Universitetin e Vjenës, në dy fusha të specializimit: 1.Studimet e Unionit Evropian dhe Evropianizimi, si dhe 2. Studimet e Evropës Juglindore. Rabije Haklaj, përveç që e njeh fushën e politikës dhe qeverisjes lokale, njohuri këto të fituara nga studimet Bachelor, është e thelluar me njohuri si bagazh i studimeve Master edhe në fashat si: - Evropianizimi, gjegjësishtë procesi i zgjerimit të BE-së drejtë vendeve jo anëtare; - Proceset transformuese të sistemeve politike në Evropen Juglindore dhe Lindore, me theks të veçantë në zhvillimet pas vitit 1989 me rënien e Sistemeve Komuniste; - Procesin e tranzicionit dhe konsolidimit të demokracive në shtetet post-konfliktuoze; - Në zgjidhjen e konflikteve mes shteteve, apo të njohura në gjuhën gjermane si “Eingefrorene Konflikte” apo “Konflikte të ngrira”; - Në parandalimin e krizave dhe ndërtimin e paqës, etj. Rabije Haklaj ka punuar për 3 vite në Zyrën e Departamentit të Shkencave Politike dhe Administratës Publike.
Ka bërë praktika të ndryshme në Institucionet e Kosovës, si në Ministri dhe Kuvend. Ndërsa gjatë qëndrimit si studente në Vjenë ka qenë anëtare e “BürgerInnen Forum Europa” (Forumi i qytetarëve në Evropë) me seli në Vjenë me themelues e drejtues nga nën Presidenti i parë i Parlamentit Evropuan, Othmar Karas. Rabije Haklaj ishte edhe pjesëmarrëse e shumë Konferencave, Forumeve e Seminareve të karakterit rajonal e ndërkombëtarë në Vjenë! Rabija ka qenë Sekretare e nëndegës më të madhe të LDK-së në Deçan dhe është pjesë e aktit themeltar të "Listes Vjosa” e cila nga 14. Shkurti 2022 zyrtaeisht, Partia GUXO! Rabije Haklaj është menaxhere në Kompaninë austriake të patundshmërive “Suchagents” qe operon në tregun gjerman dhe austriak. Ka shkruar punime të shumta shkencore në kuadër të fushave të saja studimore, por është edhe publikuese e artikujve me tematikë politiken. Njihet për dinjitet, vendosmëri, guxim, pathyeshmëri dhe e pa kompromis për të mirën e qytetarëve dhe Republikën e Kosovës.