Elita Qoqaj

Kandidate për Asamblenë Komunale të Prizrenit, me numrin rendor 15 ✅

  • Emri
    Elita Qoqaj
  • Pozita
    Kandidate për Asamblenë Komunale të Prizrenit, me numrin rendor 15 ✅
  • VENDBANIMI
    Prizren

Elita Ragip Çoçaj e Lindur në Prizren në Fsh Gjonaj më 24.09.1993. Në vendlindje e kam mbaruar shkollimin fillor dhe të mesëm ndërsa shkollimin e lartë në qytetin e Prizrenit në Fakultetin Juridik “Ukshin Hoti” në departamentin e shkencave juidike. Sa i përket angazhimit tim në punë në vitin 2011 kamë hapur biznes të vogël individual privat Market për shitje me emrin Elita. Ky angazhim më shërbente për tu kujdesur për mirqenien personale dhe për mirqenien dhe sigurimin e kushteve për jetesë të familjes time, pasiqë jetonim me një pension të vogël të vellaut tim tanimë të ndjerë. Sa për të treguar një fakt e jo për diçka tjetër duhet të tregoj se unë jamë moter e dëshmorit të rënë në altarin e lirisë gjatë luftës së fundit çlirimtare të viteve 1998/99 në Kosovë. 

Gjithashtu gjatë studimeve dhe pas tyre kamë pasur edhe disa angazhime në politikë ku kamë realizuar disa punë dhe projekte në interes dhe me qëllim të zhvillimit dhe përparimit të vendit tonë. Për aktivitete politike jamë interesuar gjithmonë që nga vitet e rinisë time sepse mendoj se duhet kujdesem për zhvillimin dhe përparimin e shtetit dhe shoqërisë tonë. Objektiv i imi primar gjat angazhimeve të mija në politikë kanë qenë Instalimi i shtetit të së drejtës, thellimi dhe forcimi i demokracisë substanciale, respektimi i të drejtave dhe lirive të të gjitë qytetarëve që jetojnë në teritorin e Republikës së Kosovës, si dhe për arritjen e një zhvillimi më të lartë ekonomik dhe për të kontribuar në rritjen e mirqenies së qytetarëve të RKS-së.