Haxhi Avdyli

Nënkryetar i Partisë Guxo, Kryetar i Degës së Prizrenit dhe Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës

  • Emri
    Haxhi Avdyli
  • Pozita
    Nënkryetar i Partisë Guxo, Kryetar i Degës së Prizrenit dhe Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës
  • VENDBANIMI
    Prizren

Neurokirurg dhe deputet i Kuvendit të Kosovës. Haxhi Avdyli ka lindur më 21 janar 1972 në Prizren. Shkollen fillore e kreu në Prizren, në shkollen në Arbanë, të mesmen në shkollen e mesme të mjekësisë në Prizren. Në vitin 1990 regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë ku e kreu në vitin 1996 me sukses të shkëlqyeshëm duke u shpallur edhe "Student i dalluar".

Në vitin 1996-97 punoi si mjek në ambulancat humanitare "Nënë Tereza" .kurse nga fillimi i vitit 1998 vendos pêr tu punuar si mjek në fshatin Grejkoc të Suharekës. Pas fillimit të luftës ka punuar me refugjatë ,civilë të plagosur dhe ushtarë të UÇĶ-së në zonat e luftës në Budakovë,bjeshkën mbi Grejkoc e Korishë-Kabash. Pas çlirimit ka vazhduar shkollimin specialistik në Neurokirurgji në Prishtinë, Tiranë të Prof Dr Mentor Petrela dhe në vitin 2003-04 në klinikën Neurokirurgjike në Ulm të Gjermanisë te Prof Dr Hans Peter Richter.

 Në vitin 2005 fillon punën si specialist Neurokirug në QKUK. Në vitin 2007 perfundon edhe studimet postdiplomike në Un University for peace në Menagjment shëndetësor spitalor. Nga viti 2007-2009 udheheq Qendrën për hulumtime shëndetësore. Nga viti 2009-2014 ka qene aktiv në Këshillin e ekspertëve të LDK -së kryesisht për shëndetesi e çeshtje tjera. Në vitin 2015 -16 punon si mësimdhënës në Kolegjin "Heimerer".

Nga fundi i vitit 2014 , në zgjedhjet brendapartiake në LDK zgjidhet me votim të fshehtë ,kryetar i degës së LDK-së në Prizren. Nga qershori 2017 është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës me 8609 vota. Është anetarë i komisionit për shëndetësi e mirëqenje sociale të Kuvendit të Kosovës. Në 2021 kaloi në partinë "GUXO". Sërisht i zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në "top 10" e politikanëve më të votuar në Kosovë.