Dega Zvicër

GUXO!

Në një atmosferë entuziaste, mes delegatësh e mysafirësh të shumtë nga Zvicra, Gjermania dhe Kosova, me 19.03.2023 u hodh edhe një hap tjetër i rëndësishëm drejt konsolidimit të Partisë Guxo. Në Zvicër u themelua dega Guxo, si degë e dytë jashtë vendit.

Antarësohu!

Raporto Problemin!

Raporto Problemin ne Komunen tende!

Raporto problemin

Kryetari i degës Zvicër

Në një atmosferë entuziaste, mes delegatësh e mysafirësh të shumtë nga Zvicra, Gjermania dhe Kosova, me 19.03.2023 u hodh edhe një hap tjetër i rëndësishëm drejt konsolidimit të Partisë Guxo. Në Zvicër u themelua dega Guxo, si degë e dytë jashtë vendit.

Me votën e tyre të fshehtë, rreth 120 delegatët e pranishëm zgjodhën kryetar të degës në Zvicër shkrimtarin Muharrem Blakaj. Falënderim i veçantë i shkon Këshillit iniciues për themelimin e degës së Partisë Guxo në Zvicër, dhe në radhë të parë zotërinjve Haradin Gashi dhe Reshat Murati, për përkushtimin dhe mbështetjen. Ndërsa falënderim i posaçëm i takon edhe kryetarit të Shoqatës Kulturore Shqiptare Sharri në Waldkirchen, z. Nagip Mehmedi dhe valltarëve të rinj të shoqatës për mikpritjen e përzemërt. 

Me nder, faqe të bardhë dhe duar të pastra vazhdojmë konsolidimin e partisë më të re të Kosovës si alternativë serioze e një politike bashkëkohore në skenën tonë politike.
Kryetarit, kryesisë dhe delegatëve të zgjedhur iu urojmë suksese në punën e tyre.

Lajmet nga Zvicra

Këtu mund ti gjeni të gjitha lajmet nga Zvicrai!

Na kontaktoni

Qendra Zvicër

Rruga: Romanshornerstrasse 48 

8280 Kreuzlingen

Konstanz, Zvicër


Kontakti :+41 76 477 93 40
Facebook: Partia GUXO - Dega Zvicër