Bashkëkryetarët, Faton Peci, Donika Gërvalla e kryetarin e Forumit Rinor, Lendrit Iljazi dhe veprimtarë dhe mbështetës të shumtë të Partisë Guxo, sot morën pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës në Viti.
Mbështetja për qeverisjen e mirë në nivel qendror, sukseset e prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, zhvillimi i dukshëm ekonomik në të gjithë vendin, përkushtimi për vendosjen e standarteve dhe kritereve të larta në trajtimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve në komunën e Vitisë, kishin mbledhur sot qytetarë të shumtë, profesionistë të rinj e aktivistë të vjetër, burra gra e të rinj në Kuvendin Themelues të kësaj dege, nga delegatët e të cilit u zgjodh kryetari Emrush Azemi, një figurë shumë e njohur dhe e respektuar në këtë komunë si dhe kryesia, dy nënkryetaret dhe sekretari i kësaj dege.
Me praninë e saj, këtë kuvend e nderoi edhe deputetja vitiase, Mirlinda Tishukaj Sadiku nga Lëvizja Vetvendosje duke demonstruar se partneriteti dhe bashkëpunimi parimor mes dy subjekteve tona shkon përtej qeverisë dhe institucioneve qendrore.